• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Neymar refuzon të transferohet në MLS, nëse nuk plotësohet një nga kushtet e tij

17/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Neymar raportohet se po refuzon të transferohet në MLS pasi është shfaqur një “kërkesë për kontratë”.

Braziliani 32-vjeçar është aktualisht në vitin e fundit të kontratës së tij me Al-Hilal, me kontratën e tij që skadon në qershor 2025.

Të mërkurën, “ESPN” raportoi se lojtari ishte në “bisedime paraprake” me tri klube të MLS, përkatësisht Chicago Fire sipas burimeve të tyre.

Inter Miami, në pronësi të David Beckham, nuk mendohet të jetë në mesin e treshes së klubeve të “interesuara” për nënshkrimin e ish-yllit të PSG me trajnerin e Herons dhe ish-bashkëlojtarin e Neymar, Javier Mascherano, duke shpjeguar së fundmi se si një marrëveshje e mundshme do të ishte “e pamundur”.

“Ne nuk mund të flasim për Neymar sepse nuk kemi asgjë”, pranoi Mascherano.

“Natyrisht, Neymar është një lojtar i madh. Çdo trajner në botë e dëshiron atë, por për momentin, por ju i dini rregullat e MLS rreth kufirit të pagave. Kështu që për ne në këtë moment, është e pamundur të përpiqemi të mendojmë për të”.

Pra, për fat të keq nuk ka gjasa ta shohim brazilianin të ribashkohet me Messin, Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba në Miami.

Por Messi mund të jetë pjesë e arsyes pse Neymar po “refuzon” të transferohet në SHBA.

Gazeta franceze “L’Equipe” shpjegon se si përfaqësuesit e Chicago Fire kanë qenë në Evropë gjatë javës së kaluar dhe ata janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit një kontratë të ngjashme me atë të Messit, i cili fiton 230,763 dollarë, sipas Capology.

Megjithatë, babai i Neymar thuhet se dëshiron që djali i tij të fitojë më shumë se Messi nëse ai do të transferohej në MLS.

Sipas “beIN sports”, Neymar aktualisht fiton 100 milionë euro në vit nga futbolli dhe dukshëm më shumë përmes partneriteteve të ndryshme me marka të tilla si “Puma”.

Next Post

Kompani është i lumtur me Bayernin: Përmirësuam shënjestrën, nuk jemi të varur nga Musiala

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.