• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ofertë e ‘çmendur’ për Salah nga Arabia, 77 milionë euro për dy vjet

17/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mohamed Salah është ende në udhëkryq për sa i përket të ardhmes.

Kontrata e sulmuesit egjiptian me Liverpoolin skadon më 30 qershor dhe prej kohësh përflitet se rinovimi duket i vështirë. Paraqitja e Salah këtë sezon është e jashtëzakonshme, por “martesa” duket drejt fundit.

Mundësia e një lamtumire po bëhet gjithnjë e më e mundshme, pasi edhe rroga faraonike e egjiptianit, prej rreth 18 milionë stërlinash në vit po e zbeh dëshirën e “reds” për ta mbajtur sërish.

Sipas “Daily Mail”, vendet arabe janë të gatshme t’i ofrojnë atij një rrogë të çmendur.

Mësohet se oferta që mund të vijë nga Arabia kap shifrën e 77 milionë eurosh për një kontratë dyvjeçare.

Një shumë marramendëse për një futbollist 32-vjeçar, por që këtë sezon, në 29 ndeshje ka realizuar 21 gola dhe 18 asist. Duket se skuadra që ia ka vënë syrin Salah është Al Hilal.

Një fotomontazh i “Turki Alalshikh” në rrjetet sociale, president i Autoritetit të Përgjithshëm për Sportin në Arabinë Saudite, që ka postuar një foto të Salah i veshur me një fanellë të Al-Hilal, ka shtuar zërat për këtë transferim.

Tashmë i takon egjiptianit të vendosë se çfarë të bëjë me të ardhmen e tij.

 

Next Post

Histori “Hirusheje”, futbollisti shqiptar i shënon PSG në kupë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.