Wednesday, 19. August 2026
Sport

Kampioni e nis me fitore

GS 17/01/2025 1 Min. Lesezeit

Bashkimi e ka nisur me fitore stinorin pranveror, duke mundur Prishtinën, në derbin e javës së 11-të të Superliga Femrat me rezultat 79:72 (15:15, 22:22, 24:14, 18:21).

Çereku i parë i ndeshjes ishte i baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej duke përfunduar 15:15.

Edhe periudha e dytë ishte e ngjashme, ku herë njëra skuadër e herë tjetra kalonte në epërsi, por pjesa e parë përfundoi 37:37. 

Perioda e tretë ishte vendimtare, ku vendaset ishin më të mira, duke fituar 24:14, derisa në dhjetë minutat e fundit menaxhuan lojën dhe epërsinë për të triumfuar 79:72.

Te vendaset, basketbollistja më e mirë e vitit 2024, Aulona Muhadri kishte 18 pikë e 15 kërcime, ndërsa te mysafiret Malvina Haziri shënoi 17 pikë.

Bashkimi ka dhjetë fitore e një humbje, ndërsa Prishtina pesë fitore e gjashtë humbje.

Teilen: