• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manchester United i “falet” një talenti, Amad Diallo përmbys i vetëm me tre gola Sauthempton në fundin e takimit

17/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester United pati nevojë për një super Amad Diallo për të fituar me përmbysje kundër Southampton-it në duelin e javës së 21-të të kampionatit anglez.

“Djajtë e Kuq” e nisën ndeshjen në “Old Trafford” me një rast të rrezikshëm të Garnacho-s, por në vijim të pjesës së parë jo vetëm që nuk ishin më agresivë, por u befasuan nga loja e miqve, të cilët në 2-3 raste u ndalën nga një super Onana.

Portieri i Manchester United u dorëzua, sidoqoftë, në fundin e pjesës së parë pas një autogoli të shokut të tij të skuadrës, Ugarte.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër rast të mirë të Southampton-it, mirëpo në vazhdim emocionet në të dyja portat ishin të pakta.

Për t’u dhënë pak buzëqeshje tifozëve vendas në “Old Trafford” mendoi talenti Amad Diallo. Anësori i djathtë ofensiv barazoi shifrat në minutën e 83-të përmes një këmbënguljeje personale. Pastaj, në minutën e 90-të, pas një tjetër këmbënguljeje të tij nga e djathta dhe një kombinimi me Eriksen-in, Diallo shënoi golin e përmbysjes, duke e çuar rezultatin në 2-1.

Në minutën e 94-t, Diallo vulosi fitoren me golin e tretë, pas një gabimi të prapavijës mike dhe agresivitetit të tij.

Pas këtij suksesi, Manchester United ngjitet në vendin e 12-të me 26 pikë. /vizionplus.tv

 

Next Post

Homazhe në ‘Loro Boriçi’, i jepet lamtumira e fundit Sabah Bizit! Një minutë heshtje në ndeshjet e fundjavës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.