• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vëllaznimi e pret Trepçën! Derbi në Therandë

17/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fundjava sjell sfida interesante në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, që sa vjen e bëhet më interesante.

Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Borës dhe Pejës.

Skuadra prishtinase është në vendin e shtatë me pesë fitore e 11 humbje, derisa pejanët në pozitën e tretë me nëntë fitore e shtatë humbje.

Vëllaznimi-Trepça takohen në një tjetër takim interesant të shtunën.

Kuqezinjtë janë në formë shumë të mirë, ku kanë katër fitore në pesë ndeshjet e fundit në elitë, derisa kampionët janë në vendin e parë me 12 fitore e katër humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova ka tetë fitore e tetë humbje. Ndeshja do të zhvillohet në Mitrovicë.

Përballje interesante shihet edhe ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Ylli ka shtatë fitore e nëntë humbje, kurse prishtinasit tetë fitore e tetë humbje, andaj pritet një takim i baraspeshuar në Therandë.

Java e 17-të do të mbyllet me derbin prizrenas mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit. Proton Cable Prizreni është në vendin e tetë me katër fitore e 12 humbje, kurse Bashkimi në pozitën e dytë me 11 fitore e pesë humbje.

ProCredit Superliga-Java 17

E shtunë

17:00 Bora – Peja

19:00 Vëllaznimi – Trepça

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina 

19:00 Proton Cable Prizreni – Bashkimi

Next Post

Lautaro rikthehet “dem”, ja misioni i ri i “TULA” te Interi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.