• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventus-Milan/ Fransisko Konseisao në fushë sfidon babanë në stol

17/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pak më shumë se dhjetë ditë pas ndeshjes së fundit Juventus-Milan (gjysmëfinale të Superkupës), Sergio Konseisao dhe Tiago Mota do të gjenden sërish përballë njëri-tjetrit.

Për të dy trajnerët, koha e grumbullimeve po afron pasi shumë lojtarë janë në dyshim për dy ekipet që do të përballen nesër në fushë në orën 18:00.

Pas një dite pushimi pas ndeshjes së Atalantës, Juventusi u rikthye dje në punë nën urdhrat e Tiago Motës për të parën nga dy seancat stërvitore në prag të përballjes së të shtunës me shije evropiane kundër “Djallit”.

I pranishëm do të jetë edhe Alberto Kosta i zyrtarizuar së fundmi, por mund të grumbullohet edhe i sapobleri Kolo Muani.

Po dje, dy lojtarë vazhduan të djersiteshin në përpjekje për t’u rikuperuar nga problemet përkatëse muskulore: Dushan Vlahoviç dhe Fransisko Konseisao vazhduan punën e tyre të personalizuar, pa i dhënë afat vetes.

Askush nuk dëshiron të humbasë ndeshjen e madhe në “Allianz Stadium”, por mes të dyjave, serbi duket më afër grumbullimit me trajnerin që do të vendosë në 24 orët e ardhshme.

Në kampin bardhezi, Fransisko Konseisao synon të sfidojë babanë e tij në stolin e kuqezinjve, për të qenë një sfidë speciale edhe brenda familjes portugeze.

Next Post

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi! Shkodra nderon ikonën e futbollit që u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.