Shkodra dhe Shqipëria i dhanë lamtumirën e fundit legjendës së futbollit shqiptar, Sabah Bizit, i cili u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.
Homazhet në nderim të tij u kryen në atë që ishte shtëpia e dytë për çdo lojtar të Vllaznisë ndër breza, stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku fare pranë tij kishte lindur kjo figurë e spikatur e futbollit. Autoritete vendore, përfaqësues të botës së sportit, medias dhe qindra qytetarë të Shkodrës u përkulën me nderime përpara arkmortit me trupin e pajetë të Sabah Bizit.
I spikatur si mesfushor, Bizi ishte pjesë e asaj kategorie futbollistësh që të bënte për vete me forcën dhe elegancën e tij dhe përkthehej në siguri për shokët e skuadrës. Sot për të gjithë është një ditë e trishtë dhe fjalët janë të pakta përballë madhështisë që kishte Bizi në fushën e blertë.
Rauf Canga, Zyhdi Basha, Rudi Vata, Hysen Dedja, Fatbardh Jera – ish-futbollistë
Armando Duka, president i FSHF
Alban Xhaferri, president i KF Vllaznia
Bekim Balaj, futbollist
Në nderim të Bizit, gjatë fundjavës ndeshjet e kampionatit shqiptar do të fillojnë me një minutë heshtje, teksa ish-klubet e tij të Vllaznisë dhe Partizanit kanë konfirmuar se do të luajnë me shiritin e zi në krah.