• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitues i Topit të Artë, ndërron jetë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Man. United

17/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të premten, familja e Denis Law, një figurë e madhe e Manchester United, njoftoi vdekjen e ish-futbollistit, duke ndarë një mesazh emocional dhe falënderues. Ish-sulmuesi, i vetmi skocez që ka fituar Topin e Artë (1964), ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë.

“Me zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë, Denis Law, fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Ai luftoi një betejë të vështirë, por më në fund është në paqe,” shkroi familja e tij në një deklaratë, duke kujtuar se në vitin 2021, ai u diagnostikua me Alzheimer dhe demencë vaskulare.

“Do të donim të falënderonim të gjithë ata që kontribuuan për mirëqenien dhe kujdesin e tij, në të kaluarën dhe sidomos kohët e fundit. Ne e dimë sa shumë njerëz e mbështesnin dhe e donin dhe kjo dashuri ka qenë gjithmonë e çmuar dhe ka bërë ndryshimin. Faleminderit,” shkruan familja e Denis Law.

Denis Law përfaqësoi “Djajtë e Kuq” midis viteve 1962 dhe 1973. Interesante është se ai ka luajtur edhe për Manchester City-n, klub me të cilin përfundoi karrierën në vitin 1974. Në ato 11 vite, ai mori pjesë në 406 ndeshje dhe shënoi 237 gola dhe mbetet ende golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit, pas Bobby Charlton (249) dhe Wayne Rooney (253).

Image

Next Post

Trajneri i Granadas: Ulen shanset për në La Liga pas ikjes së Uzunit, jam i zhgënjyer

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.