Tuesday, 18. August 2026
Sport

Abissnet Superiore/ Bylisi nuk ndalet, “tris” Laçit në Kurbin

GS 18/01/2025 1 Min. Lesezeit

Triumfi me Dinamo Sitin dhe kualifikimi në Kupën e Shqipërisë duke eliminuar Tiranën nuk kanë qenë rastësi pasi skuadra e Bylisit mbyll javën me një fitore, e cila ka shumë peshë.

Të besuarit e Nevil Dedes kanë shënuar sot tri herë në portën e Laçit duke dalë fitimtarë në një transfertë të vështirë siç është ajo e Kurbinit.

Berko (24’,61’) dhe Peralta (76’) i kanë dhuruar tri pikë të arta skuadrës së tyre, e cila ngjitet në vendin e gjashtë në kuotën e 24 pikëve ndërsa Laçi i Morieros qëndron në vendin e tetë me katër pikë më pak.

Teilen: