Tuesday, 18. August 2026
Sport

Peja mposht Borën në kryeqytet

GS 18/01/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Pejës ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Borës në kuadër të xhiros së 17-t të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e luajtur në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Peja triumfoi me shifrat 85:79.

Për Pejën, kjo është fitorja e dhjetë këtë sezon dhe e ngrit në kuotën e 27 pikëve, pesë më sumë se Bora që mbetet e parafundit në tabelë dhe tani numëron 12 humbje.

Peja e bëri dallimin në çerekun e parë dhe të tretë, të cilët i fitoi me shifrat 28:22 dhe 21:11 kurse Boa fitoi dy periudhat tjera por që nuk mjaftuan për të evituar këtë disfatë.

Te Peja, më efikasi ishte Tristan Ipke që regjistroi 22 pikë e 13 kërcime kurse paraqitje të mirë pati edhe Jacob Galloway që ndeshjen e mbylli me 15 pikë e 13 kërcime.

Desmond Cambridge me 24 pikë të shënuara dhe Musa Mala me 16 pikë, ishin më të dalluarit te skuadra e Borës që po debuton këtë sezon në elitën e basketbollit kosovar.

Teilen: