Tuesday, 18. August 2026
Sport

Real Madrit zbret sot në fushë/ Rikthehet Valverde

GS 19/01/2025 1 Min. Lesezeit

Real Mardi zbret sot në fushë në një përballje të lehtë në shtëpi kundër Las Palmasit e vendit të 14. Ndeshja e parë kjo për ‘Los Blancos’, për vitin 2025 në La Liga.

Madrilenët tashmë do të kenë një element të fortë në mesfushë, me rikthimin e Valverdes i cili u dëmtua në një takim në ‘Copa del Rey’.

Djemtë e Ancelotit, aktualisht renditen në vendin e 2-të në kuotën e 43 pikëve dhe nëse marrin tre pikët sot tejkalojnë Atleticon kryesues, i cili pësoi disfatë dje në transfertë 1-0 ndaj Leganes.

 

Teilen: