• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Llapi angazhon koreanin Se-yoon Cheon

19/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

KF Llapi ka befasuar me transferin e radhës duke e angazhuar jug-koreanin Se-yoon Cheon, mesfushori premtues 22-vjeçar nga Republika e Koresë.

Futbollisti ka firmosur kontratë trevjeçare dhe ka lënë përshtypje bindëse që nga fillimi i fazës së përgatitjeve.

“Se-yoon Cheon është mesfushor me tipare ofensive, i cili pritet të sjellë kreativitet dhe konkurrencë në repartin e mesfushës. Nëpërmjet aftësive të tij teknike dhe vizionit të lojës, ai do të kontribuojë për rritjen e cilësisë në skuadër”, shkruan në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, ka mirëpritur transferimin e ri, duke i dëshiruar suksese të përbashkëta: “Jemi të lumtur që kemi arritur të sjellim një futbollist me cilësi si Se-yoon Cheon në skuadrën tonë. Ai ka treguar profesionalizëm nga fillimi i fazës përgatitore, dhe kemi bindje të plotë që do të jetë një vlerë e shtuar për klubin tonë. I uroj mirëseardhje dhe suksese së bashku me ne,” theksoi Zhdrella.

Në anën tjetër, Cheon u shpreh shumë i lumtur që është bashkuar me Llapin dhe pret t’a shpaguaj besimin e drejtuesve të klubit: “Jam shumë i lumtur që i bashkohem KF Llapit. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit dhe stafin teknik për besimin që kanë treguar ndaj meje. Do të jap maksimumin në fushë për të ndihmuar skuadrën dhe për të arritur objektivat tona të përbashkëta,” deklaroi Cheon.

Next Post

Barcelona konfirmon lëndimin e yllit spanjoll – ai do mungojë në Ligën e Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.