Tuesday, 18. August 2026
Sport

Driton Kuka me sytë kah Olimpiada e vitit 2028

GS 20/01/2025 2 Min. Lesezeit

Driton Kuka është pa dyshim trajneri më i mirë që e ka pasur ndonjëherë Kosova, por edhe shqiptaria në përgjithësi.

Trajneri i xhudos i numëron pesë medalje olimpike me garueset e tij, të cilat i fitoi në tri Olimpiada, në aq sa mori pjesë Kosova që nga pranimi ndërkombëtarisht.

E tash, në mendjen e trajnerit pejan janë medaljet tjera olimpike, duke nisur nga Olimpiada e ardhshme, e cila do të mbahet në vitin 2028 në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë ai e ndau në profilin e tij në Facebook, ku e tregoi dhe për misionin e rradhës.

“Londër 2012-Rio 2016-Tokio 2020-Paris 2024 misioni i radhës LA 2028! Lojërat Olimpike vendi ku tregohen vlerat e Shtetit në Sport!”

Ai siguron se gjeneratat e reja po rriten e po kaliten, duke garantuar se xhudoja ka të ardhme të ndritshme.

Distria Krasniqi i ka fituar dy medalje olimpike, një të artë dhe një të argjendtë, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova e kanë fituar nga një të artë, kurse Laura Fazliu e ka fituar të bronztën.

Xhudoja është sporti më i suksesshëm në historinë e Kosovës dhe në çdo Olimpiadë shpresat dhe pritshmëritë më të mëdha për medalje janë pikërisht nga strategu dhe mjeshtri Driton Kuka përmes garuesve të tij.

Teilen: