Tuesday, 18. August 2026
Sport

Spartaku insiston për Dakun

GS 20/01/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra tjetër nga Rusia, Spartaku i Moskës nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i Mirlind Dakut.

Mediumet ruse raportojnë se Spartaku po insiston për të siguruar shërbimet e Dakut gjatë këtij muaji dhe pritet së shpejti të bëjë ofertë zyrtare për kartonin e tij.

Daku është pjesë e Rubin Kazanit, ndërsa nuk e përjashtuar mundësinë e largimit nga kjo skuadër, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2026.

Sulmuesi i Shqipërisë, këtë sezon është njëri prej lojtarëve kryesor të Rubin Kazanit, ku në 17 ndeshje kampionale ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 5 asistime.

Ai u transferua te Rubin Kazani në verën e vitit 2023 nga Osijeku i Kroacisë, ndërsa vlerësohet rreth 7 milionë euro.

Teilen: