• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vlahoviç në pankinë me Milanin, Tiago Mota e “qep gojën” para sfidës së Champions për serbin: Nuk mund të them nëse luan

20/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dushan Vlahoviç është kthyer në epiqendër të vëmendjes te Juventusi, por tashmë për faktin se nuk po luan rregullisht as me Tiago Motën. Sulmuesi e nisi ndeshjen ndaj Milanit nga stoli dhe vetë tekniku i bardhezinjve, në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes ndaj Klub Bryzh në Ligën e Kampioneve, ku skuadrës së tij i dihet medoemos fitorja, ka refuzuar të tregojë nëse do jetë apo jo titullar.

mota vlahovic

“Nuk mund ta them. Të shtunën ndaj Milanit bëra një zgjedhje teknike, edhe pse ishte kthyer nga një problem dëmtimi. Filozofia jonë është te cilësia e minutave që bëjmë në fushë”, tha Tiago Mota para gazetarëve, ku më pas theksoi se ndaj Milanit kishte qenë një sinjal i mundësive që kishte ekipi i tij.

“Unë shoh një rritje, por jo vetëm në ndeshjet e fundit. Shoh një rritje që nga fillimi. Fitorja na ka dhënë më shumë entuziazëm dhe më shumë energji për të përgatitur një ndeshje të komplikuar si ajo e djeshmja. Duhet të japim maksimumin për të arritur të fitorja. Jemi të lumtur që arritëm te fitorja me Milanin. Por edhe në ndeshje të tjera kemi luajtur mirë, por nuk ia dolëm të fitonim”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bruges, trajneri Hayen: Isha një tifoz i madh i Del Piero-s dhe Juves, nuk do të jem nesër...

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.