Kevin Dodaj është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te skuadra e Vllaznisë këtë sezon. Anësori 19-vjeçar ka spikatur me paraqitjet e tij dhe tashmë ka përfunduar në shënjestrën e disa klubeve të huaja.
Interes për Dodajn kanë shfaqur klube të njohura europiane si Anderlecht (Belgjikë), Sassuolo (Itali), Kolos Kovalivka (Ukrainë) dhe Vejle (Danimarkë), ndërsa në orët e fundit edhe francezët e Lens janë futur në garën për të bërë të vetin talentin e Vllaznisë.
Sipas mediave franceze (Footmercato.net) Dodaj vlerësohet shumë nga drejtuesit e Lens, të cilët e konsiderojnë blerjen e tij si një investim të zgjuar për të ardhmen.
Kartoni i lojtarit vlen rreth 250 mijë euro dha tashmë u takon drejtuesve të Vllaznisë të vendosin se çfarë do të ndodhë me Dodajn.