Tuesday, 18. August 2026
Sport

Bledar Devolli largohet nga Liria, vjen Leotrim Krasniqi

GS 21/01/2025 1 Min. Lesezeit

Tëvë1, ka mësuar se palët kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit dhe gjithça do të bëhet zyrtare nga klubi i Prizrenit.

Megjithatë, Devolli me t’u larguar nga Liria, do të emërohet trajner te Teuta e Durrësit në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Devolli mori drejtimin e Lirisë në fillim të muajit tetor të vitit të shkuar, duke zëvendësuar Granit Begollin e larguar.

Aktualisht, Liria po përgatitet për stinorin pranveror pasi atë vjeshtor e mbylli në pozitën e pestë me 23 pikë në Ligën e Parë – Grupi A.

Devollin tek Liria pritet ta zëvendësoj Leotrim Krasniqi, i cili ditë më parë u largua nga Vëllaznimi i Gjakovës.

Teilen: