• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappe nuk ju frikësohet kritikave

21/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kylian Mbappe po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme.

Pas fillimit të vështirë të eksperiencës në Real Madrid, ku nuk munguan kritikat në adresë të tij, ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit tash po merr frymë lirshëm.

Përfaqësuesi francez foli në konferencë për shtyp para duelit të nesërm kundër Salzburgut në Ligën e Kampionëve.

Ai thotë se nuk iu frikësohet kritikave, ndërsa e përmend edhe rikthimin e formës, e cila e bën të lumtur.

“Jam mjaft mirë. Qe një muaj ose një muaj e gjysmë ndihem në një moment të mirë. E kam besimin e plotë për nesër, për ndeshjen time dhe të skuadrës”, deklaroi fillimisht kampioni i botës.

“Si ju përgjigjem kritikëve? Jam i qetë, është normale. Njerëzit prisnin shumë dhe është normale që flisnin. Por, nuk e marr personale. Është e nevojshme të jesh i qetë dhe i koncentruar. E dija se gjërat do të ndryshonin”, vazhdoi ai.

“Ëndrra për të luajtur në Real Madrid ka kaluar? Të jem këtu është gjithmonë një ëndërr. Sa herë që e kam mundësinë të luaj këtu, jam i lumtur. Edhe kur nuk luaja mirë, isha i lumtur. Faji ishte i imi dhe i askujt tjetër. Tash jam më mirë. Po mundohem ta mësoj kulturën spanjolle, e cila është paksa më ndryshe nga ajo franceze, por po punoj në këtë drejtim. Më pëlqen jeta ime”, nënvizoi 26 vjeçari.

“Çka kam ndryshuar unë? Kishte të bënte më shumë me aspektin mental. Fizikisht isha mirë, isha i kënaqur me trajtimin, por më duhej të jepja më shumë. E dija. Dhe, pas ndeshjes në Bilbaon i kam thënë vetes: ‘shkojmë’. Nuk ke ardhur në Madrid për të luajtur dobët. Dhe, tash kam ndryshuar. Në Madrid duhet të luash mirë dhe tash jam i gatshëm”, përfundoi Mbappe.

Next Post

Reis pas firmës me Sitin: Bashkëpunimi me Guardiolën do të më kthejë në të më mirin!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.