Tuesday, 18. August 2026
Sport

Sfida me Rejnxhërsin e Bajramit përpara, trajneri i Junajtid tradhtohet nga nervat. Thyen televizorin dhe…

GS 21/01/2025 1 Min. Lesezeit

Ruben Amorim nuk po kalon një periudhë aspak të mirë te Mançester Junajtid. Humbja e fundit me Brajton, ka sjellë dhe irritimin e madh në dhomat e zhveshjes.

amorim

“The Athletic” raporton se Amorim ka thyer televizorin në dhomat e zhveshjes, ndërsa kritikonte lojtarët e tij.

Portugezi që po bënte mjaft mirë me Sportingun e Lisbonës, ka humbur 7 ndeshje nga 15 të drejtuara në total.

Junajtid është para ndeshjes me Rejnxhërsin. Këto të fundit ku luan dhe Nedim Bajrami do tentojnë të surprizojnë, teksa takimi luhet për Ligën e Europës të enjten.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: