Qazim Laçi është lojtari që ka shoqëruar trajnerin e Spartës së Pragës, Friis në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions kundër Interit që do të luhet të mërkurën në mbrëmje në Epet Arena(ora 21:00). Mesfushori kuqezi është pyetur për bashkëkombasin e tij, Asllanin. “A kemi folur? Sinqerisht, nuk kemi folur e as nuk kemi shkruar me njëri-tjetrin dhe nuk mendoj se do të ndodhë. Ai thjesht do të jetë rivali im për 90 minuta. Nëse është e pamundur kundër Interit? Jo, nuk mendoj se është e pamundur”.
“Dhe pastaj Interi – shtoi futbollisti – nuk është skuadra ime e preferuar në Itali. Unë preferoj Milanin, ndaj kam një motiv shtesë për t’i mundur ata”.