Tuesday, 18. August 2026
Sport

Evertoni vendos për Brojën

GS 21/01/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Evertonit ka marrë vendim për të ardhmen e sulmuesit Armando Broja.

Mësohet se futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, do të mbetet pjesë e Evertonit deri në fund të sezonit.

Problemet e Brojës këtë sezon me lëndimet kishin bërë që Evertoni ta ndërpriste marrëveshjen e huazimit me Chelsean, por ekipi nga Londra nuk ka dashur që ai të rikthehet këtë muaj në “Stamford Bridge”.

Broja në fillim të këtij sezoni u huazua për një vit tek Evertoni, ekip që ka pranuar të paguajë pagën e tij dhe ka opsionin e blerjes për 20 milionë euro.

21-vjeçari ka vetëm pesë paraqitje deri më tani në kampionatin e Anglisë me fanellën e Evertonit.

Teilen: