Humbja me Juventusin nuk i frenon planet e Milanit, e aq më pak në lidhje me merkaton e janarit. Ky duket të jetë qëndrimi i kuqezinjve me në krye Zlatan Ibrahimoviçin, njeriu i vendosur nga fondit “Elliott” për të lidhur pronarët me skuadrën dhe ambientimin.
Ka qenë vetë suedezi i cili ka bërë disa deklarata në lidhje me strategjinë për të përforcuar ekipin në janar, pasi dukshëm rezultatet nuk janë në lartësinë e pritshmërive të fillimit të sezonit e një Superkupe nuk përmbush etjen për trofe të lojtarëve dhe sidomos tifozërisë.
Flitet shumë për Uoker. Ekziston ky interesim dhe a nuk do të ishte në kontrast me projektin tuaj? Të gjithë e dinë se ai është një lojtar i madh, ai ka luajtur për Sitin dhe Totenhamin pa harruar kombëtaren e Anglisë. Kur në merkato është dikush si Uoker, ka shumë interes. Nuk bie ndesh me strategjitë tona. Ai është i fortë, është një lider, dominon dhomat e zhveshjes. Ne nga ana jonë jemi të detyruar të kontrollojmë se çfarë është e mundur dhe çfarë jo. Me apo pa merkato të hapur.
Keni folur me Konseisaon për merkaton dhe ndonjë kërkesë specifike? Me trajnerin flasim pak a shumë çdo ditë. Për të dialoguar se çfarë i pëlqen dhe cila është strategjia jonë, duhet të flasim çdo ditë. Ne e dimë se çfarë nevojitet dhe punojmë në atë aspekt. Gjithmonë nëse është e nevojshme, sepse ekipi është i fortë.
Në cilin repart mendoni se nevojitet diçka? Jemi me merkaton e hapur. Sa më shumë të flas, aq më shumë kushton ai që mund të na interesojë. Sa më pak të flas, aq më pak do të shpenzojmë në rast të një operacioni merkatoje. Nuk ka dyshim që jemi të fokusuar në punën tonë dhe të vëmendshëm për mundësitë që do të na shfaqen për të përforcuar një grup që edhe tani ka shumë cilësi.
Pra, le të mos përmendim Zhoao Feliskin. Dalin emra të rinj çdo ditë, me menaxherët që kanë strategjitë e tyre. Skuadra tashmë është e fortë dhe e treguam në Superkupë se mund të fitojmë. Duhet të kemi këtë vazhdimësi për të sjellë rezultatet që na duhen sepse ka ende ndeshje për të përmirësuar situatën tonë. Nëse vjen një ofertë për Tomorin, do ta konsideronit? Ai është një nga lojtarët tanë dhe është i lumtur te Milani. Me Fonsekën ishte një kohë tjetër, ndërsa Konseisao e pëlqen shumë. Fikajo është lojtar i Milanit.
PANORAMASPORT.AL