• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndryshime në FHK, Kolgeci pritet të zyrtarizohet si kryetar i ri

21/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, të martën është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Në mbledhje u morën vendime të rëndësishme.
Bordi konstatoi se Edi Kolgeci është kandidati i vetëm për president të ri të Federatës së Hendbollit të Kosovës. 20 janari ishte afati i fundit për të bërë nominimet, ndërsa Kolgeci është i vetmi që ka plotësuar kushtet e kërkuara për të kandiduar për kryetar. Ai aktualisht është kryetar i KH Prishtina dhe anëtar i Bordit të Federatës.
Presidenti Saraçini, nën udhëheqjen e të cilit janë arritur suksese historike për hendbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi, është në fund të mandatit të tretë, sa edhe lejohen me statut të federatës sonë.
Në mbledhjen e së martës u vendos që Muhamet Arifi të jetë sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Arifi deri më tani ishte ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm të FHK-së, kurse performanca e tij është vlerësuar lart.
Bordi i FHK-së po ashtu ka miratuar raportin e punës, raportin financiar, atë të auditimit dhe planin e veprimit për vitin 2025. Tani këto raporte do të dërgohen për miratim në Kuvendin e FHK-së që mbahet më 30 janar në Hotel International Prishtina.
Bordi po ashtu ka proceduar për Kuvend propozimet për plotësimet në statut, për harmonizim të tij me ligjin e ri për sport.

Next Post

VIDEO/ Atalanta është spektakolare, fiton 5-0 dhe kalon në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. Monako frenon anglezët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.