• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

PSG – Man City, sfidë vendimtare

22/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me nëntë ndeshje të tjera të fazës së ligës.

Pa dyshim, loja kryesore e natës, por edhe e krejt xhiros së shtatë do të jetë ajo mes Paris Saint-Germainit dhe Manchester Cityt.

PSG – Man City, sfidë vendimtare për “Top 8” në Champions

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me nëntë ndeshje të tjera të fazës së ligës.

Pa dyshim, loja kryesore e natës, por edhe e krejt xhiros së shtatë do të jetë ajo mes Paris Saint-Germainit dhe Manchester Cityt.

Kampioni anglez dhe ai francez nuk kishin ecuri aspak të mirë në gjashtë xhirot e para, shkruan “Gazeta Express”.

“Citizens” e shohin veten në vendin e 24-t me 8 pikë, prej tyre 2 fitore, 2 barazime e 2 humbje.

Kurse, gjiganti francez në atë të 26-të me 7 pikë, respektivisht 2 fitore, 1 barazim e 3 humbje.

Prandaj, për këto dy skuadra fitorja sonte do të jetë jetike, nëse duan t’i mbajnë gjallë shpresat për të përfunduar në “Top 8”, i cili çon direkt në të tetën e finales.

As Real Madridi s’e ka nisur mirë këtë edicion të Championsit.

Kampionët aktualë evropianë gjenden në vendin e 22-të aktualisht me 9 pikë, me 3 fitore e 3 humbje.

Kështu që, tri pikë sonte kundër Salzburgut do t’i bënin shumë mirë skuadrës së Carlo Ancelottit për t’u ngritur në tabelë.

Bayern Munichu do ta vizitojë Feyenoordin me qëllim të vetëm – fitoren.

Bavarezët janë në vendin e 12-të dhe objektiv i tyre i padiskutueshëm është futja në tetëshen e parë, për ta siguruar direkt fazën eliminuese.

Favorit për të fituar sonte konsiderohet edhe Milani, i cili do t’i bëjë konak Gironës.

“Rossoneri” i kanë katër fitore radhazi dhe në San Siro do ta kërkojnë të pestën, në mënyrë që t’i afrohen tetëshes së parë.

Kuqezinjtë i kanë 4 fitore e 2 humbje, ndërsa ekipi spanjoll e ka veç 1 fitore e 5 humbje.

Ekipi tjetër nga qyteti i Milanos, Interi, i ka punët më mirë pasi momentalisht është i shtati me 13 pikë, përkatësisht 4 fitore, 1 barazim e 1 humbje.

“Nerazzurri” shkojnë sonte në Republikën Çeke për t’u përballuar me Sparta Pragën në një sfidë mes shqiptarësh: Kristjan Asllani në njërën anë dhe Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi e Qazim Laçi në anën tjetër.

Një fitore eventuale do të thoshte thuajse kualifikim për kampionët aktualë të Italisë.

Kurse, shqiptari tjetër, Arbër Hoxha me Dinamo Zagrebin do të zbarkojnë sonte në “Emirates Stadium” për t’u ballafaquar me Arsenalin, i cili është i pesti në tabelë dhe favorit i padiskutueshëm në këtë lojë.

Pjesa dërrmuese e ndeshjeve të sontme do të nisin në orën 21:00.

Next Post

Skriniar largohet nga Parisi, mbrojtësi zgjedh Fenerbahçen e Mourinhos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.