Tuesday, 18. August 2026
Sport

Dëmtohet Patric, ndryshon për mirë situata e Hysajt te Lazio

GS 22/01/2025 1 Min. Lesezeit

Në kampin e Lacios ka shqetësim dhe ankth për gjendjen e Patric, që rrezikon të operohet dhe rrjedhimisht pritet që të qëndrojë jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë.

Për të zëvendësuar spanjollin, drejtuesit e klubit bardhekaltër po mendojnë për zgjidhjet e mundshme emergjente për të mbyllur boshllëqet e krijuara në prapavijë.

Siç shkruan Il Messaggero, drejtuesit e Lazios po mendojnë të rikthejnë në organikë Hysajn. Mbrojtësi shqiptar nuk u federua në kampionat dhe Kupat e Europës në pjesën e parë të sezonit, por këto javët e fundit është rikthyer të japë kontributin e tij në fushë, duke treguar profesionalizëm dhe eksperiencë.

Teilen: