Me kërkesën e kryetrajnerit Cavalli, FC Prishtinës i bashkohet sulmuesi francez 23 vjeçar i lindur në Le Mans.
Ish-futbollisti i kategorive të reja të Istres, Cannes, në klubin tonë transferohet nga skuadra ASM Belfort.
Sulmuesi, Gnapi iu është bashkuar skuadrës që nga dita e parë e fazës përgatitore, ndërsa tani është kompletuar edhe dokumentacioni i transferimit.
Gnapi ka luajtur edhe në dy ndeshjet miqësore, ndaj Fushë Kosovës dhe Neftchit në Antalya të Turqisë.
“Jam shumë i lumtur që dë të jem pjesë e një klubi me histori kaq të gjatë. Jam plotësisht i gatshëm për t’iu bashkuar skuadrës drejt objektivave që ka. Jam adaptuar shumë shpejtë me bashkëlojtarët dhe po ndjehem për mrekulli në ambientin e ri. Dua të falënderoj udhëheqjen e skuadrës dhe posaqërisht kryetrajnerin Cavalli për besimin e dhënë. Në fund krejt çfarë dua të them është, HAJDE PRISHTINA!”.