Tuesday, 18. August 2026
Sport

Juventusi zyrtarizon Kolo Muanin

GS 23/01/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Juventusit ka prezantuar përforcimin më të ri të afatit kalimtar të janarit.

Bëhet fjalë për francezin Randal Kolo Muani, të cilin e ka huazuar deri në fund të sezonit nga Paris Saint-Germaini, por nuk e ka të drejtën e blerjes së tij në verë.

26-vjeçari po shihet si përforcim i duhur te Juventusi për repartin e sulmit, në të cilin ka shfaqur probleme gjatë këtij sezoni.

Kolo Muani te skuadra italiane do ta bartë fanellën me numrin 20 dhe pritet të ketë minutazhë më të madhe sesa te PSG-ja.

Këtë sezon, francezi ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në 10 ndeshje kampionale, ndërsa në total ka 14 paraqitje për Parisin.

Teilen: