Tuesday, 18. August 2026
Sport

Dy-golëshi i Tahirit i siguron barazimin Llapit ndaj Dynamo Kyiv

GS 23/01/2025 1 Min. Lesezeit

KF Llapi e ka nisur me barazim fazën e miqësoreve në Antalya të Turqisë, atje ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore për sezonin pranveror.
Skuadra e Tahir Batatinës, luajti 2:2 përballë gjigantit ukrainas, FC Dynamo Kyiv.

Pavarësisht disavantazhit 2-0, ekipi llapjan arriti të rikthehet në lojë falë dy penalltive të realizuara nga sulmuesi Ardit Tahiri në minutat 60’ dhe 87’, të cilat u fituan pas ndërhyrjeve të palejuara ndaj Benjamin Eminit dhe Ahmed Januzit.

Futbollistët e Llapit shfaqën angazhim maksimal dhe patën një paraqitje fantastike në këtë përballje, duke treguar gatishmëri për sfidat e ardhshme.

Puna vazhdon dhe ekipin e presin edhe tri ndeshje të tjera miqësore në Antalya.

Teilen: