Tuesday, 18. August 2026
Sport

Tirana gjen mbrojtës në Hungari, vjen Luciano Vera

GS 23/01/2025 1 Min. Lesezeit

Luciano Vera është blerja më e re e skuadrës së Tiranës. Mbrojtësi argjentinas është 22 vjeç dhe luan në krahun e djathtë. I dalë nga River Plate, ai luajti më pas për Dunajska Streda dhe së fundmi në Hungari me ETO FC Győr.

Njoftimi i klubit:

Luciano Vera është lojtari më i ri që shtohet në radhët e bardhebluve.

Mbrojtësi i djathtë pas kryerjes së analizave ka hedhur firmën që e ben pjesë të klubit bardheblu. 22 vjeçari është transferuar nga klubi ETO FC Győr i Hungarisë dhe është vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Shkëmbi.

 

 

Teilen: