Monday, 17. August 2026
Sport

Milot Rashica pjesë e ekipit të javës në Europa League

GS 24/01/2025 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është futur në formacionin më të mirë të javës në UEFA Europa League pasi shënoi dy gola me Besiktasin.

Lojtari kosovar është futur në mesin e më të mirëve në Europa League në webfaqen e njohur “Sofascore”. Ai është vlerësuar me notën e lartë 8.8.

Rashica ishte protagonist i dy golave në minutat 17’ dhe 60’ derisa Besiktasi mposhti Athletic Bilbaon me rezultat të thellë 4-1.

Teilen: