• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

SHORTI/ UEFA vendos barazi, një “play-off” pa të privilegjuar

24/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liga e Kampioneve në formatin e saj të ri po ofron emocionin e kërkuar, të shtuar nga të panjohurat që rrethojnë gjithmonë diçka të re.champions2021Ajo që u tha se një gol mund të ndryshojë fatin e më shumë se një ekipi është po aq e vërtetë sa edhe fakti që e ardhmja e shumicës së skuadrave është plotësisht e panjohur. Të mërkurën e ardhshme do të përfundojë faza e parë ajo me grumbullim pikësh e shpikur nga UEFA, duke i lënë vendin një raundi kualifikues përpara fazës së 1/8 e finaleve që duhet të luhet nga të gjitha skuadrat që klasifikohen midis vendeve nëntë dhe njëzet e katër.

Pyetja është se si do të luhen ndeshjet në këtë udhëtim vajtjeardhje. Pozicioni në renditje pas ndeshjeve të fundit do të jetë një tregues i asaj që mund të presë çdo ekip, por jo përfundimtar, pasi do të ketë një short të premten e 31 janarit në selinë e UEFA-s në Nion.

FORMATI – Përtej kryqëzimeve që dihen, ajo që është përcaktuar nga UEFA është se ndeshja e vajtjes në “playoff” do të luhet në fushën e skuadrës së renditur më dobët në fazën e grumbullimit të pikëve. Kështu skuadra e renditur më lart do të ketë avantazhin e të luajturit të kualifikimit në fushën e vet.

PA KUSHTËZIME FEDERATASH – Një tjetër risi në playoff është se skuadra nga e njëjta federatë (i njëjti vend) mund të përballen mes tyre në këtë përballje dyshe me eliminim direkt. Klubet gjithashtu mund të përballen me rivalët që kanë hasur gjatë fazës së Ligës. Ndeshjet kualifikuese të “play-off” zhvillohen në datat 11-12 shkurt dhe 18-19 shkurt 2025. Shorti për 1/8 e finaleve do të hidhet më 21 shkurt 2025.

E PARA DHE E DYTA NUK SHIHEN DERI NË FINALE – Skuadrat që përfundojnë në tetë vendet e para do të jenë thjesht spektatorë në “play-off”. Me bonusin e shtuar për dy të parët në renditje që nuk do të përballen mes tyre deri në finale. Skuadrat që nuk arrijnë në “play-off” dhe ato që do të eliminohen në play-off përfundojnë në shtëpi, pa pasur mundësi që të luajnë në Ligën e Europës.

BARAZIMI – Në rast të barazimit në pikë, kriteret do të jenë si më poshtë: së pari, mesatarja e përgjithshme e golave është ajo që përcakton renditjen e skuadrave. Nëse barazia vazhdon, skuadra me më shumë gola në favor do të ishte përpara në tabelë. Kriteret e mëtejshme janë: golat e shënuar jashtë shtëpisë, numri më i madh i fitoreve dhe numri më i madh i fitoreve jashtë shtëpisë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Arteta kërkon një sulmues të ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.