Monday, 17. August 2026
Sport

Një portier për Dinamon, prezantohet Tomas Kiri

GS 24/01/2025 1 Min. Lesezeit

Dinamo zyrtarizon blerjen e dytë në këtë sesion të merkatos.

Klubi blu njofton se ka arritur marrëveshjen me portierin 20-vjeçar Tomas Kiri, i cili që nga dita e sotme është një lojtar i Dinamos.

“Tomas Kiri vishet blu!

FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen me portierin 20-vjeçar, i cili në vazhdim do të jetë pjesë e 18 herë kampionëve.

Kiri vjen nga skuadra e United Riçione, ndërsa më herët në vendin tonë ka qenë pjesë e skuadrave të Kastriotit dhe Tiranës”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Më herët këtë muaj Dinamo ka firmosur me Floart Jonuzin, që u largua nga Tirana për tu bashkuar me blutë.

Teilen: