• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manchester City përmbys Chelsean dhe triumfon në “Ettihad”

25/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City ka shënuar një fitore të rëndësishme në Premierligë.

“Citizens” triumfuan 3:1 në shtëpi ndaj Chelseat, në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit anglez.

Por, ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi.

Një gabim i rëndë i Khusanov që debutoi sot për Manchester Cityn i kushtoi me gol, ku Madueke realizoi në minutën e tretë.

Një minutë më pas, Khusanov shkakton një ndërhyrje të palejuar në një zonë të rrezikshme dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

Krejt kjo bëri që ai të zëvendësohej më pas në pjesën e dytë.

Por, paraprakisht, Josko Gvardiol shënoi për të barazuar shifrat në minutën e 42-të.

Erling Haaland me gol të bukur përmbysi rezultatin dhe e kaloi Man Cityn në avantazh në minutën e 68-të, pas asistit nga Ederson.

E fatin e këtij takimi e vulosi Phil Foden me gol pas asistit nga Haaland në minutën e 87-të.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 41 pikëve dhe e zë vendin e katërt.

Në anën tjetër, Chelsea bie në vendin e gjashtë me një pikë më pak.

Next Post

Lojtari shqiptar, e kush tjetër i shënon Sevillës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.