• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Disfatë minimale e Struga Trim Lum përballë skuadrës ruse

26/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Struga Trim Lum ka pësuar disfatë minimale përballë gjigandëve rus të Rubin Kazan në ndeshjen e e tretë  kontrolluese të zhvilluar sot në Belek të Turqisë.

1:0 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi të përcjellë me shi gjatë gjithë ndeshjes, me një gol të shënuar që në minutën e parë.

Një kurth jo mirë i vendosur nga ana e mbrojtësve të skuadrës së Struga Trim Lum në krahun e djathtë, u mundësoi futbollistëve të skuadrës ruse të shënojnë golin e epërsisë vetëm pas 22 sekondave lojë.

Kampionët e vendit tentuan të rikthehen shpejtë në lojë, ndërsa shumë pranë për të bërë një gjë të tillë, ishte sulmuesi Lanre Kehinde, kur në minutën e 18-të doli i vetmuar para portierit kundërshtarë, mirëpo pa arritur të shënojë.

Sulmuesi nigerian u shfaq i rrezikshëm edhe në aksionin tonë të rradhës, këtë herë pas një harkimi në zonë të Pape Fall, mirëpo goditjen e tij me kokë pa shumë probleme e ndali portieri i Rubin Kazan, Staver.

Ky i fundit ishte me fat edhe në minutën e 42, kjo pasi goditja e Stevan Jevtoskit nga distanca përfundoi për disa centimetra sipër portës së tij.

Pjesën e dytë trajneri Qatip Osmani, vendosi ta nis me dy ndryshime.

Në vend të portierit Vedran Qoshevski, në lojë inkukadroi Hristijan Stevkovskin, ndërsa vendin e Stefan Jevtoskit, e zuri Besmir Bojku.

Vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë, Lanre Kehinde edhe njëherë tjetër tentoi për të shënuar me kokë, mirëpo pa arritur finalizimin.

Në minutën e 65-të, Osmani u vendos edhe për 6 zëvendësime të tjera, kur në lojë u inkuadruan, Ristevski, Maleski, Compaore, Spirovski, Hamza dhe Tairi.

Inkuadrimi i tyre në lojë solli një futboll më dinamik dhe më të shpejtë, mirëpo nuk solli ndryshim të rezultatit.

Në fund disfatë minimale dhe e para e pësuar në Antalya të Turqisë për Struga Trim Lum, skuadër kjo që të hënën do të zhvillojë edhe ndeshjen e katërt kontrolluese në tokën turke kundër skuadrës së FC Kyzhylzhar nga Kazakistani. 

Next Post

Mikesha e Messi-t zbulon planin e bujshëm të argjentinasit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.