Sunday, 16. August 2026
Sport

Xherdan Shaqiri i papërmbajtshëm në Zvicër, me shokë nuk kursyen rivalin

GS 26/01/2025 1 Min. Lesezeit

Baseli ka triumfuar me rezultat 4:1 ndaj Sionit, në takimin e javës së 20-të të Kampionatit të Zvicrës.

Për Baselin shënuan Schmid (45′), Kevin (54′), Mendes (67′), Otele (76’) dhe për udhëtuesit Berdayes (20′).

Kapiteni Xherdan Shaqiri dhe Leon Avdullahu u paraqitën nga minuta e parë në fitoren e thellë të Baselit.

Albian Ajeti është aktivizuar nga minuta e 69-të në petkun e Baselit.

Xherdan Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 78-të.

Benjamin Kololli futet në minutën e 74-të por pa sukses që të shmang disfatën e thellë të Sionit.

Goli i parë ishte si fryt i një veprimit të bukur të Shaqirit ku realizoi Schmid.  

Shaqiri asistoi në minutën e 76-të në golin që e shënoi Otele.

Baselit renditet në vend të dytë me 34 pikë, ka dy më pak se lideri Lugano dhe Sioni mban pozitën e 8-të me 26 sosh.

Teilen: