Skuadra e Interit ka shënuar fitore domethënëse në udhëtim, me rezultat 4:0 ndaj Lecces.
Ylber Ramadani futet në lojë në minutën e 46-të për Leccen dhe Kristjan Asllani nga e 75-ta për Interin.
Golat i realizuan Frattesi (6′), Martinez (39′), Dumfries (57′), Taremi (61′).
Pas javës së 22-të në Serie Napoli kryeson me 53 pikë por ka një ndeshje më shumë se Interi në pozitën e dytë me 50 pikë.
Lecce bie në vend të 17-të me 20 pikë të mbledhura.