• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Revolucion historik i Bundesligës me VAR-in, gjyqtarët do u shpjegojnë tifozëve në stadium vendimet

26/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bundesliga do të eksperimentojë një ndryshim radikal të përdorimit të VAR, duke vendosur në testim për herë të parë shpjegimet e vendimeve të gjyqtareve pas shqyrtimit të pamjeve filmike.

dfgdgfdgfdggfdfg

Në fundjavën e ardhshme, disa ndeshje të Bundesligës do të shohin gjyqtarët të pajisur edhe me mikrofonë të lidhur me sistemet audio të stadiumeve. Dhe në rast të evidentimit të ngjarjeve që duhen ndjekur në monitorët e VAR-it, atëherë “xhaketat e zeza” do të shpjegojnë për të gjithë të pranishmit vendimin që është marrë.

Kjo është një risi unike në futbollin europian, aq më tepër në një nivel të tillë si Bundesliga, e cila ka qenë ndër kampionatet e para që ka pranuar ndërthurjen e video-teknologjisë në sezonin 2017-2018.

Meqë ka pasur shpesh diskutime rreth paqartësisë mbi mënyrën e vendimmarrjes nga kryesorët në bashkëbisedim me sallën e VAR, do të eksperimentohet kjo mënyrë për të bërë transparente në moment vendimet edhe për tifozët e pranishëm të cilët të kuptojnë se çfarë ka ndodhur sipas këndvështrimit të drejtuesit të ndeshjes.

Meqë jo të gjitha stadiumet janë të pajisura me sistemin audio të nevojshëm, ky testim do të bëhet si fillim në disa impiante, për t’u shtrirë në javët e ardhshme në të gjitha fushat e elitës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bora triumfon thellë ndaj Vëllaznimit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.