Sunday, 16. August 2026
Sport

Barcelona nuk përmbahet ndaj Valencisë, e shemb me gola

GS 26/01/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka shënuar fitore bindëse me rezultat 7:1 ndaj Valencisë. 

Skuadra e Hansi Flick dot nuk u përmbajt në përballje me skuadrën mysafire, duke e shembur me gola.

Për 45 minuta shënuan pesë herë përmes de Jong (3), Torres (8′), Raphinha (14′), Lopez (24′ e 45+4′).

Duro në minutën e 59-të ngushton rezultatin në 5:1. 

Në vazhdim të lojës Barcelona realizoi edhe dy gola përmes Lewandowskit në minutën e 66-të e Tarregas (75′ – autogol).

Pas javës së 21-të, në kampionatin spanjoll, Real Madridi kryeson me 49 pikë, pasojnë Atletico Madridi me 45, Barcelona 42 dhe Valencia është në vend të 19-të me 16 pikë të mbledhura.

Barcelona ka sulmin më efikas, për 21 ndeshje ka shënuar 59 gola e ka pësuar gjithsej 24 sosh.

Teilen: