Sunday, 16. August 2026
Sport

Baseli mbetet pa sulmuesin Ajeti

GS 27/01/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Albian Ajeti do ti mungoj skuadrës së Baselit për tri ndeshjet e ardhshme për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në duelin e fundit.

Ajeti u ndëshkua me karton të kuq në fitoren e Baselit 4:1 ndaj Sionit të dielën, ndërsa Komisioni Disiplinor i ligës zvicerane e ka dënuar të hënën me tri ndeshje moslojë.

Ajeti kundër Sionit u aktivizua në minutën e 69-të kurse u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 95-të për shkak të ndërhyrjes së ashpër ndaj kundërshtarit.

27-vjeçari në fillim të vitit të shkuar u kthye te Baseli duke firmosur kontratë deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Këtë sezon, Ajeti ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 5 asistime në 20 ndeshje të luajtura për Baselin në të gjitha garat.

Teilen: