Fisnik Asllani sipas të gjitha gjasave nuk do të largohet nga Elversbergu dhe do të mbetet pjesë e këtij skuadre deri në fund të sezonit.
Bëhet e ditur se Elversbergu ka refuzuar lirimin e Asllanit para kohe pasi dëshiron ta mbajë sulmuesin e Kosovës deri në fund të huazimit.
Asllani është i huazuar nga Hoffenheimi, ekip që nuk e ka të drejtën e kthimit të tij nga huazimi para kohe dhe për këtë arsye 22-vjeçari nuk do të largohet nga Elversbergu.
Asllani kërkohej me ngulm nga Union Berlini që bën gara në Bundesligë, por Elversbergu i kategorisë së dytë nuk ka interes në lirimin e tij në dimër.
Asllani ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 5 asistime këtë sezon për Elversbergun, ndërsa me Hoffenheimin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.