Amerikani i Bashkimit, Jayveous McKinnis po vazhdon shkëlqimin e tij në Superligën e Kosovës në basketboll.
McKinnis është shpallur lojtari më i mirë për xhiron e 19-të, duke e fituar çmimin “MVP i Javës”, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të hënën.
Ai shkëlqeu në fitoren e Bashkimit në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit, duke regjistruar 19 pikë e 20 kërcime dhe kishte indeksin më të lartë/
McKinnis është përfshirë edhe në pesëshen më të mirë të xhiros, të cilën e përbëjnë Malcolm Armstead i Ylit, Henrik Shirko i Borës, Batin Tuna i Trepçës dhe Rashid Mahallbashiq i Sigal Prishtinës.
Armstead në xhiron e fundit realizoi 22 pikë, 4 kërcime e 3 asistime, Shirko pati 18 pikë, 6 kërcime e 2 asistime, Tuna regjistroi 17 pikë e 7 kërcime kurse Mahallbashiq krahas 15 pikëve e 11 kërcimeve realizoi edhe 4 asistime.