Sunday, 16. August 2026
Sport

Dueli special ndaj PSG-së, talenti shqiptar grumbullohet për sfidën e Champions-it

GS 27/01/2025 1 Min. Lesezeit

Shans i artë në karrierë për talentin shqiptar të Kosovës, Eliot Bujupi, i cili do të jetë i disponueshëm te skuadra e parë e Shtutgart, në duelin e Champions-it ndaj PSG-së.  


View this post on Instagram

A post shared by VfB Stuttgart (@vfb)

Talenti 18-vjeçar, në pronësi të gjermanëve ka treguar veten me golat dhe paraqitjen në kompeticionin e UEFA-s për grupmoshën ku bën pjesë ai, Youth League. Kjo ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të skuadrës si dhe trajnerit. 

Vlen të theksohet fakti se Bujupi ka qenë në stol edhe në dy duelet e fundit që Shtutgart ka zhvilluar në Champions ndaj Slovan Bratislavës dhe Ajaksit. Në këto dy përballje ekipi gjerman ka arritur të marrë 4 pikë.  -900-0-1737997898xscreenshot-4-943

Për sa i përket kampionatit në këtë edicion, shqiptari i Kosovës, ka luajtur 6 ndeshje me Shtutgart 2 në Ligën e Tretë duke shënuar 2 gola.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: