• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nainggolan hetohet për shpërndarje të drogës

27/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-lojtari i njohur i Roma, Inter dhe Cagliari, Radja Nainggolan, është në qendër të një hetimi të autoriteteve belge që lidhet me drogën. 

Sipas raportimeve të shtypit belg, Nainggolan dyshohet se është i përfshirë në një hetim për trafik droge, ku po hetohet për importimin e kokainës nga Amerika e Jugut në Europë, përmes portit të Antwerp, dhe shpërndarjen në Belgjikë. Hetimi ka përfshirë qytetet Antwerp dhe Bruksel, dhe mesfushori është pjesë e një hetimi të gjerë që ka si fokus krimin e organizuar në Belgjikë.

“Hetimi bazohet në dyshimet për importimin e kokainës nga Amerika e Jugut në Europë përmes portit të Antwerp dhe shpërndarjen në Belgjikë. Në përputhje me parimin e pafajësisë, nuk do të jepen informacione të mëtejshme”, ka thënë Prokurori Julien Moinil. 

“Arrestimi i Nainggolan është pjesë e një hetimi më të gjerë mbi krimin e organizuar. Të hënën në mëngjes, policia federale gjyqësore në Bruksel kreu tridhjetë kontrolle, kryesisht në provincën e Antwerp dhe në Bruksel, si pjesë e një dosjeje të departamentit të krimit të organizuar të prokurorisë publike të Brukselit”.

Next Post

Mes katër të nominuarave, Xhesika Ndoj shpallet “Talentja e Vitit” 2024 për vajza

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.