Sunday, 16. August 2026
Sport

ZYRTARE/ Bajerni “blindon” portën, skuadra gjermane prezanton gardianin e ri

GS 27/01/2025 1 Min. Lesezeit

Bajerni i Mynihut blindon portën! Klubi rekordmen i Gjermanisë ka prezantuar mbrëmjen e sotme 21-vjeçarin Jonas Urbig, i cili mbylli aventurën e tij me Këln për të nisur një të re me bavarezët. 

bajerniii

Një lëvizje surprizë kjo e Bajern Mynihut, duke ditur se Nojer është në prag të pensionimit. Ndërkohë që Urbig ka firmosur një kontratë të vlefshme deri verën e 2029-ës. 

Kujtojmë se Jonas Urbig e ka nisur karrierën e tij pikërisht te Këln, ku është aktivizuar me ekipet e moshave dhe atë të parin. Gjithashtu, 21-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellën e Regensburg dhe Greuther Furth. Në këtë edicion me Këlnin, portieri gjerman u aktivizua 10 ndeshje!  


View this post on Instagram

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: