• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Demi” i tërbuar, Lautaro ka marrë për dore Interin! Ja arsyet pse kapiteni i zikaltërve është rikthyer

28/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lautaro Martinez është pereksionist. Bashkëshortja e tij Agustina e ka quajtur madje të fiksuar, teksa ka treguar që pas festës së titullit kampion u rikthye në shtëpi në orën 2 të natës dhe sistemoi rrëmujën që kishin bërë fëmijët.lautaro“Kur isha fëmijë rikthehesha nga shkolla dhe rregulloja gjithçka përpara sesa të nisja stërvitjen”. Në muajin e fundit ka ringritur në këmbë edhe sezonin e tij: 6 gola në 8 ndeshjet e fundit. Është shndërruar në golashënuesin më të mirë të huaj të Interit në Serinë A me 112 gola në 225 ndeshje, një më shumë sesa Ikardi.

ME KAPITENIN– Lautaro ka marrë komandën dhe po fiton formën. Disa muaj më përpara dukej i përhumbur. Argjentinasi nuk shënoi prej 8 ndeshjesh radhazi në kampionat, Kupë dhe Seria A. Përpara sesa të ndëshkonte Kaljarin 3 ditë pas Krishtlindjes kishte 565 ditë që nuk e prekte rrjetën. Dukej si një përjetësi për një që jeton për golin dhe që sezonin e fundit u shpall golashënues me 24 gola dhe gjithashtu vendimtar në Kupën e Amerikës me 5 rrjeta.

Faktorët që kanë ndikuar në rikthimin e tij janë të shumtë. Mbi të gjitha, besimi pa kushte nga ana e trajnerit Simone Inzagi. Përveç deklaratave publike ka bërë edhe biseda private, ku i ka kërkuar të ketë guxim dhe qetësi. “Unë kam qenë vetë sulmues dhe e di mirë çfarë do të thotë të mos shënosh. Do të rikthehet shpejt”, ka thënë trajneri. Mjaftonte vetëm pak durim. Një tjetër faktor lidhet me lojën, ku Lautaro është rikthyer në qendër. Në muajin e fundit e ka goditur portën kundërshtare më shumë duke qenë më afër zonës së rreptësisë dhe rastet sigurisht që janë shtuar.

RILINDJA– Edhe shokët e skuadrës janë rreshtuar krahë kapitenit. Mbi të gjitha, Turam, partneri i sulmit, që ndonjëherë shkon me vonesë në stërvitje dhe Lautaro i vendos gjobë. Këtë vit, “Tikus” ka arritur 13 gola në kampionat, ndërsa Lautaro është në kuotën e 9 golave. Taremi gjithashtu në shumë raste ka dashur që të ndihmojë argjentinasin të zhbllokohet. Shembulli perfekt është ndeshja kundër Atalantës ku kërkoi që të pasonte me portën bosh.

Sigurisht që një tjetër aspekt është qetësia. Në fundin e dhjetorit, përpara sesa të zhbllokohej, numri 10 tha: Të gjithë acarohen që unë nuk shënoj, përveç meje. I qetë dhe i sigurt. Ishte thjesht çështje kohe që të shënonte me vazhdimësi. Nuk është hera e parë që ndodh sepse në vitin e parë të Inzagit nuk shënoi për 8 ndeshje radhazi në kampionat. U zhbllokua kundër Salernitanës që është “viktima” e tij e preferuar dhe nga aty nisi disheza. Shënoi 7 gola në 10 ndeshjet e fundit. Po e ribën të njëjtën gjë.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

U shkarkua nga Milani një muaj më parë, trajneri portugez pranë rikthimit në Francë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.