• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani kërkon Himenezin për derbin

28/01/2025
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Milani kërkon një sulmues. Kjo është edhe dëshira e trajnerit Konseisao. Ndaj drejtuesit e klubit kuqezi, dëshirojnë të sjellin në Milano, Santiago Himenez për derbin e Madoninës. Dhe marrëveshja me Fejënordin pritet të arrihet pas ndeshjes që Milani do të luajë në Champions, kundër Dinamos së Zagrebit.

“Klassieker”, klasikja e madhe holandeze e futbollit, Ajax-Feyenoord, apo super derbi i Milanos. Ose njërën ose tjetrën, ai duhet të zgjedhë, pasi të dyja luhen më 2 shkurt. Tifozët holandezë dhe ata italianë e dinë se për Santiago Gimenez do të jetë një zgjedhje e vështirë. Holandën mund ta zgjedhë për mirënjohje, sepse aty u rrit dhe u bë i njohur në të gjithë Evropën. Por për çdo gjë tjetër, Gimenez dudhet të zgjedhë të vijë në San Siro. Pas dy viteve e gjysmë në Fejënord, sulmuesi meksikan synon një eksperiencë të re.

Me skuadrën holandeze ka shënuar 45 gola në 73 ndeshje gjithsej, e Klassieker nuk ofron më asnjë emocion. Ndërsa stadiumi i Milanit, i veshur i gjithi kuqezi, ofron shumë më tepër. E kalendari ofron një mundësi unike, të përjetojë ndeshjen e parë si tifoz i Milanit gjatë derbit. Kronologjia e ngjarjeve është e tillë: të mërkurën në mbrëmje ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Dinamo Zagrebit, mes të enjtes dhe të premtes përgjigja përfundimtare e holandezëve ndaj ofertës së kuqezinjve, të dielën pasdite derbi i Milanos dhe të hënën mbyllet merkato.

Nuk është rastësi që Drejtori i Përgjithshëm i Milanit, Furlani nuk do të largohet për në Kroaci. Në fakt ai ka shumë punë me letrat e hapura në tavolinë. Conseisao kërkon një sulmues, një pikë referimi për skuadrën, e muajt që kanë kaluar nga fillimi i sezonit janë dëshmi e qartë për këtë. Ndërkohë që priten largime të rëndësishme nga Milani.

 Midis tyre janë edhe emrat e Theo Hernandez e Davide Calabria. Pavlovic e Emerson Royal gjithashtu, por kërkohet një skuadër tjetër për ta.

Next Post

Gjimshiti është gati për “finalen” në Ligën e Kampioneve: Ndaj Barçës, si ndaj Komos. As ne nuk jemi keq me sulmin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.