Ndaj Leçes nuk ishte thjesht fitorja e tetë radhazi për skuadrën e Interit në transfertë. Rruga e fundit e zikaltërve pa u rikthyer me 3 pikët ka qenë në mesin e shtatorit kur barazuan me Monzën.
Por të dielën në mbrëmje arritën një tjetër rekord, që lidhet me ndeshjen e shtatë radhazi pa pësuar gol në transfertë. Golat e pësuar larg “San Siros” datojnë më 28 shtator, kur skuadra e Inzagit fitoi me Udinezen, por ndeshja përfundoi 2-3. Kabasele dhe Luka kanë qenë të fundit që ndëshkuan portierin zikaltër.
Vetëm Milani në histori ka arritur që të regjistrojë më shumë “clean sheet” radhazi në transfertë. Bëhet fjalë për periudhën nga nëntori 1993 deri në mars 1994. Jan Zomer është shumë afër arritjes së këtij rekordi dhe sigurisht që meritat duhet t’i ndajë me repartin e prapavijës dhe të gjithë shokët e skuadrës.
PANORAMASPORT.AL