Sunday, 16. August 2026
Sport

Trepça-Sigal Prishtina përballen sot në kërkim të finales

GS 29/01/2025 1 Min. Lesezeit

Mesjava sjell super ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës te meshkujt.

Ndeshje mjaft interesante pritet ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, si dhe mes Bashkimit dhe Vëllaznimit, ku të katër skuadrat duan kualifikimin në finalen e Kupës më 12 shkurt në Prishtinë.
Dy rivalët e vjetër, Trepça dhe Sigal Prishtina përballen të mërkurën në “Minatori”, ku pritet atmosferë e zjarrtë.

Në ndeshjen e parë, prishtinasit fituan 67:65, edhe pse kishin epërsi deri në 24 pikë, 27:3. Dy pikë dallim bën që sfida të jetë e paparashikueshme.

Mitrovicasit duhet të fitojnë me tre pikë dallim nëse duan kualifikimin tutje, ndërsa bardhekaltrit humbja me një pikë, barazimi apo fitorja i kualifikon tutje. Ndeshja luhet nga ora 18:30

Teilen: