• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ylli i Leverkusenit drejt Arabisë Saudite

29/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Negociatat mes Al Nassr dhe Bayer Leverkusen për Victor Boniface janë në faza shumë të avancuara. Sipas asaj që raporton Kicker.de, dy klubet kanë arritur një marrëveshje parimore për transferimin e sulmuesit nigerian të lindur në vitin 2000. Janë përcaktuar detajet, shuma e transferimit është rreth 70 milionë euro.

Tashmë duhet të përpilohen detajet e kontartës, por tashmë është arritur një marrëveshje verbale mes klubeve, të cilat prej ditës së djeshme kanë negociuar intensivisht.

Lajmi i fundit është se Boniface tashmë ka kryer dhe ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore për t’u bërë një lojtar i ri i Al-Nassr, duke qenë se agjentët e lojtarit kanë dhënë miratimin për mbylljen e operacionit prej disa kohësh.

Nëse gjithçka do të shkojë siç pritet, shitja e Boniface do të bëhet një nga më të shtrenjtat në historinë e Bayer Leverkusen. Ndërkohë gjermanët duhet të gjejnë një zëvendësues për 24-vjeçarin nigerian, përndryshe marrëveshja do të bjerë dhe Boniface nuk do të largohet në këtë sesion të merkatos. Kandidati më serioz është Evan Ferguson, një qendërsulmues 20-vjeçar nga Brighton.

Next Post

S’ka më dyshime! Alvaro Morata në krahët e ish-bashkëshortes, puthja konfirmon gjithçka

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.