Trajneri i Monakos, Adi Hyter ka thënë se skuadra e Interit është një nga më të fortat e kontinentit dhe sigurisht që duhet një ndeshje perfekte për ta mundur.
“Ne e dimë shumë mirë se çfarë skuadre është Interi. Nuk ka shumë lidhje me ekipet e tjera italiane sepse bën futboll sulmues dhe mendon pak për mbrojtjen. E ka treguar në rrugëtimin e këtij Champions-i që është një nga skuadrat më të mira të Europës dhe sigurisht që e shoh pretendente”, tha Hyter.
I pyetur nëse skuadra do të luajë me llogari, e mohoi këtë gjë. “Sigurisht që nuk mund të bësh llogari në fillim të ndeshjes, ndoshta më vonë gjatë saj po. Por është një format ndryshe dhe duhet që të zbresim në fushë për të fituar. Nuk është e lehtë por do ta provojmë sepse futbolli prandaj është i bukur. Do të gjej në këtë ndeshje disa nga ish-lojtarët e mi dhe është një emocion i bukur”, tha Hyter.
PANORAMASPORT.AL